Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Futbollisti kosovar: Le të kemi kujdes, futbolli mund të kthehet në qershor dhe të mbarojë në korrik

Kanë kaluar disa javë që prej edicioni aktual në Superligën e Kosovës në futboll është pezulluar deri në njoftimin e radhës, për shkak të pandemisë COVID-19, që ka kapluar botën.

Deri tash, në Kosovë janë infektuar mbi 140 persona, teksa tre kanë ndërruar jetë, dhe Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë masa izolimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në mesin e këtyre masave është edhe pezullimi i ngjarjeve sportive, ku përfshihet edhe futbolli.

Futbolli kosovar, përkatësisht Superliga e Kosovës, ishte në një fazë tejet interesante ku skuadrat si Ballkani, Drita, Gjilani dhe FC Prishtina ishin duke luftuar me 'mish e me shpirt' për titullin e kampionat.

Si këto katër klube, ashtu edhe klubet tjera që garojnë në elitë kanë shpenzuar shuma marramendëse për t'u përforcuar, gjë e cila rezultoi me një ngritje të cilësisë në kampionatin tonë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, është përmendur edhe mundësia e anulimit të këtij edicioni, ashtu siç bëri Belgjika, por që pasojat te ne mund të jenë tejet të mëdha.

Njohës të futbollit kosovar mendojnë se në rast se ndodhë një gjë e tillë, atëherë të gjitha investimet e bëra nga klubet kosovare, do të shkonin 'huç'.

Për ta diskutuar këtë çështje, Zëri.info ka biseduar me futbollistin e Ferizajt, Taulant Dajakun, i cili është njëri prej futbollistëve më me përvojë në Kosovë.

Dajaku fillimisht thotë se mos-kujdesi tani për tani do të shkaktonte pasoja më të rënda se ato ekonomike.

"Mendoj se mos-kujdesi do të ishte tragjik në aspekte më të rënda se sa ekonomike. Andaj rikthimi i futbollit qoftë edhe në qershor, na mundëson ta mbyllim edicionin në fund të korrikut", ka thënë Dajaku.

"Do të rikthehemi në ritëm vetëm nëse tani shqetësohemi për kujdesin tonë dhe pjesën tjetër mbetet ta shohim. Tashmë kemi ndryshuar edhe konceptimin e jetesës si shoqëri, andaj në këtë kuptim, do të na bëjë më mirë dhe do ta shijojmë futbollin kur t'i kthehemi normalitetit".
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001