Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës mbetet pa pagë, federata kërcënon klubin me largim nga Liga

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat belge, në këto ditë të vështira, ku futbolli është pezulluar për shkak të koronavirusit. Komiteti i licencave të shoqatës belge të futbollit, RBFA, nuk ka dhënë licencë profesionale për 3 klube, bëhet fjalë për, Standard Liege, KV Ostende dhe Muskron, për shkak të mos pagimit të lojtarëve dhe mungesës së dokumentave në të dhënat e stadiumit dhe pjesë teknike.

Në rast se ky ngërç nuk zgjidhet, të 3 këto klube, do të zbresin menjëherë në “First Amateur Division” që natyrisht lë shumë për të dëshiruar si nivel kampionati. Por ka vetëm një shpresë që kjo dramë mos të ndodhë.

Klubet mund ta kundërshtojnë këtë refuzim që iu bë në Gjykatën e Belgjikës të Arbitrazhit për Sport (BAS). Vendimi i ri do të merret në rastin më të keq në 10 maj, ndërsa nëse do të kishte sërish një përgjigje negative, atëherë të treja këto skuadra të njohura do të shkonin drejt falimentimit dhe bien 2 liga më poshtë.

Kujtojmë që te skuadra e Standardit luan futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ndërsa te Ostendes, aktivizohet sulmuesi i Kombëtares kuqezi Siondrit Guri.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001