Infektuar: 224|Shëruar: 37|Vdekur: 6

Festë në familjen Xhaka, pas Granitit edhe Taulanti bëhet baba

Pas Granit Xhakës, edhe vëllai i tij më i madh, Taulanti është bërë baba.

Futbollisti i njohur kosovar e ka shijuar dje ndjenjën më të mirë në jetë.

Mesfushori i Baselit e ka bërë një postim në Instagram, për t’i uruar mirëseardhje djalit të tij, të cilin e ka emërtuar Klevis.

“Mirësevjen në këtë botë engjëlli im i vogël. Nëna dhe babai të duan pafundësisht. Klevis Xhaka”, ka shkruar përfaqësuesi shqiptar, i cili gëzimin e ndan me bashkëshorten e tij, Arbnora.

Gjithashtu, babai i futbollistit, Ragip Xhaka e shijoi edhe një herë ndjenjën e të qenit prind.

Xhaka senior e ka shprehur gëzimin e tij të madh për lindjen e nipit, ndërsa i ka uruar atij çdo të mirë në jetë.

Ndër të tjera, edhe mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka bërë një postim special për nipin e tij të porsalindur.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001