Infektuar: 125|Shëruar: 10|Vdekur: 1

Feronikeli – Llapi: Në garë për titull apo për mbijetesë në Superligë

Përkundër që Feronikeli dhe Llapi janë më afër pozitës për të rënë nga Ipko Superliga sesa liderit të tabelës, përfaqësuesit e dy klubeve – trajneri Tahir Batatina i Llapit dhe menaxheri Albert Bunjaki i Feronikelit – insistojnë se ata s’i frikësohen rënies nga liga.

Feronikeli aktualisht radhitet në pozitën e pestë në tabelën e Superligës së Kosovës dhe i ka nëntë pikë më pak sesa lideri Ballkani e gjashtë më shumë sesa Flamurtari, i cili është në pozitën e tetë që do të thotë se do të bie në Ligën e Parë nëse nuk ngrihet para fundit të tabelës.

Përkundër që në tabelë është më afër zonës së rrezikut sesa kreut të tabelës, menaxheri i klubit drenicas Albert Bunjaki insiston se klubi i tij nuk i frikësohet rënies nga Superliga.

“Bëhet fjalë për gjashtë pikë, nëse e shikojmë kështu atëherë të gjithë jemi në rrezik për të rënë. Por, ne s’po mendojmë për këtë, synimin e kemi te kreu i tabelës. Kanë mbetur ende edhe shumë ndeshje deri në fund”, ka thënë Bunjaki në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Në situatë edhe më të pafavorshme gjendet Llapi, që përkundër investimeve në skuadër aktualisht radhitet në pozitën e gjashtë, me 12 pikë larg kreut dhe me vetëm tre pikë më shumë larg zonës së rënies nga Superliga.

“Futbollit nuk i dihet kurrë, gjithmonë mund të ketë befasi. Mirëpo, ne as që mendojmë se mund të biem nga Superliga. Ne çdo vit synojmë të jemi në top katërshe, nëse jo ta fitojmë titullin”, tha trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në “Favorit” .

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001