Fëmijët më të rrezikuarit nga ndotja e ajrit, pediatri jep këto këshilla

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Kosovë është bërë mjaft shqetësues për të rriturit dhe fëmijët, shkruan Literal Media.

Ndotja e ajrit në Kosovë vlerësohet të jetë shkaktari i 835 vdekjeve të parakohshme në vit.

Se si ndikon ajri i ndotur tek fëmijët dhe si të mbrohen ata, Literal Media ka kontaktuar me Dr.Ismail Lutolli specialist Pediater.

Lutolli thotë se ajri i ndotur tek fëmijët shkakton stres oksidues dhe inflamacion të rrugëve të vogla ajrore, duke sjell përkeqësime të astmës dhe bronkitit kronik, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe ulje të shkëmbimit të gazit.

"Studimet kanë treguar që ndotja e ajrit është e lidhur fort me sëmundjet e frymëmarrjes siç janë pneumonia, bronkiti dhe astma. Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shoqërohet me raste të reja të astmës si dhe përkeqësim të sëmundjes paraprake astmatike te fëmijët. Ajri i ndotur shkakton stres oksidues dhe inflamacion të rrugëve të vogla ajrore te fëmijët, duke çuar në përkeqësim të astmës dhe bronkitit kronik, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe ulje të shkëmbimit të gazit. Mund të ndërhyjë gjithashtu në kufizimin e mekanizmave e mbrojtjes së mushkërive kundër mikrobeve, pra në pastrimin dhe çaktivizimin e baktereve në indet e mushkërive.Fëmijët kanë më shumë të ngjarë të thithin ajrin nga goja sesa nga hunda, duke rezultuar në një sasi edhe më të madhe te absorbimit te ajrit te ndotur . Filtrimi paraprak i ajrit që ndodh në pjesen e brendshme te hundës, nuk do të ndodhë kur fëmijët marrin frymë në gojë. Fëmijët kalojnë më shumë kohë në ambientet e jashtme sesa të rriturit dhe ata janë më aktivë sesa të rriturit. Për më tepër, fëmijët e vegjël zakonisht luajnë më afër tokës, ku shpesh gjenden përqendrime më të larta të pluhurit dhe ndotësve të tjerë", është shprehur ai.

Tutje, Lutolli ka treguar edhe për ndikimin e ajrit të ndotur tek mushkëritë e fëmijëve, duke thënë se tek ata shtresa qelizore brenda organit të frymëmarrjes është më lehtësisht e përkueshme ndaj grimcave të ndotjes. Ai tha se fëmijët marrin frymë dy herë më shpejt se të rriturit, duke thithur më shumë ajër për njësi të peshës.

"Mushkëritë e fëmijëve janë në proces të rritjes dhe zhvillimit, i cili, kur i ekspozohet ajrit të ndotur, i bën ata jashtëzakonisht të ndjeshme . Tek fëmijët më të vegjël, shtresa qelizore brenda organit të frymëmarrjes(mushkërive) është më lehtesisht e përshkueshme ndaj grimcave të ndotjes. Rrugët e ajrit te fëmijët janë më të vegjël se sa tek të rriturit, kështu që infeksionet ka më shumë të ngjarë të shkaktojnë bllokime sesa tek të rriturit. Fëmijët marrin frymë dy herë më shpejt se të rriturit, duke thithur më shumë ajër për njësi të peshës, dhe kështu më shumë ndotës sesa të rriturit.Për më tepër, sistemi imunitar i fëmijës është ende duke u zhvilluar, veçanërisht në moshë të re. Gjatë foshnjërisë, fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset, bakteret dhe patogjenët e tjerë. Kjo e gjitha rrit rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes (mushkerive ) dhe zvogëlon aftësinë e fëmijës për të luftuar infeksionin", tha Dr.Ismail Lutolli për Literal Media.

Lutolli dha edhe disa këshilla se si të mbrohen fëmijët nga ajri i ndotur duke i ndarë ato në: Këshilla praktike ndër të cilat ishte mos dalja jashtë gjatë kohës kur ka smog si dhe Këshillat dijetologjike ku si kryesore përmendi ushqimin i cili duhet të jetë i pasuruar me minirale dhe vitamina.

A. Këshilla praktike :

• Fëmijët duhet të kufizojnë në maksimum lëvizjet jashtë sidomos në kohën kur smogu të jetë i pranishëm ;
• Në qoftëse fëmijët duhet të largohen nga shtëpia, është e këshillueshme që patjetër të mbajnë maska mbrojtëse apo shallë mbi sistemin e frymëmarrjes ;
• Të qëndrohet në vende malore kur është e mundur së paku gjatë fundjavës ;

B. Këshilla dijetologjike :

Ushqimi dijetologjik adekuat luan një rol shumë të rëndësishëm gjatë tërë këtij procesi, qoftë të pastrimit të mushkërive apo edhe të organizmit në përgjithësi nga toksinat e marra nga ajri i ndotur. Ndiqni këshillat në vazhdim :

1. Gjatë këtyre ditëve të merrni sa më shumë ushqime të pasura me minerale dhe vitamina, të përdoren rregullisht ushqime dijetologjike si : antioksidantët, pemët, perime (në veqanti mollat, brokoli, karfioli, karrota dhe lakra).
2. Marrja e lëngjeve në sasi më të madhe (ujë, qajrat e mëposhtme dhe lengje frytash ).

3. Hudhër, qepë, mjaltë (për fëmijët mbi 1 vjeç ).

4. Lëng boronice, lëng portokalli në sasi më të mëdha.
5. Vitaminë C në sasi të shtuara (në frutat dhe zarzavatet, veçanërisht në frutat e freskëta si : portokalli, mandarina, pjepër, banane, pjeshkë, domate dhe speca. Në perime gjendet në ato me gjethe jeshile si: spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli)
6. Çaji i xhenxhefilit
Çaji i xhenxhefilitështë një detergjent i shkëlqyer për pastrimin e mushkërive nga substanca toksike të ndryshme, prandaj rekomandohet përdorimi i tij. Për përgatitjen e çajit, xhenxhefili në formë pluhuri është mjaft i përshtatshëm. Është gjithashtu e mundur të përdoret i freskët, atëherë është e dëshirueshme të hani një copë xhenxhefil të freskët me çaj ose gjatë një vakti ushqimor.

7. Çaj nga hithrat

Dihet se hithi është një mjet efektiv natyral për pastrimin e gjakut dhe një burim i mirë hekuri, por gjithashtu çaji nga hithrat pastron mushkëritë në mënyrë të shkëlqyer. Në rastet me ndotje të ajrit është një zgjidhje shumë e mirë përdorimi i këtij çaji.

8. Inhalim me tretje fiziologjike tek fëmijët më të vegjël. Mund të bëhet 1 deri 2 herë në ditë. Është i pëlqyer në veqanti tek fëmijët e vegjël, të cilët nuk e nxjerrin dot sekretin e mbledhur.
9. Frymarrja më e thellë
Ushtrimet për një frymëmarrje më të thellë, ndikojnë direkt në pastrimin e mushkërive dhe oksigjenimin më të mirë të tërë organizmit. Ushtrimet nga 30 min në ditë, rrisin ndjeshëm përmisimin e gjendjes së përgjithshme tek fëmijët dhe të rriturit e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur.
10. Gjërat që duhet shmangur :
– Ushqimet e yndyrshme, pasiqë rrisin prodhimin e mukusit në mushkëri dhe bllokojnë rrugët e

Shkruan: Agnesë Zeqiraj


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001