Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Fejohet anëtarja e grupit “Little Mix”

Leigh-Anne Pinnock është fejuar me futbollistin Andre Gray.

I dashuri futbollist, Andre Gray i propozoi këngëtares Leigh-Anne Pinnock në kopsht derisa çifti festonin përvjetorin e tyre të katërt të lidhjes, shkruan DailyMail

Futbollisti Gray publikoi të enjten në mbrëmje një foto në Instagram, ku pozoi përkrah të fejuarës së tij, ndërsa ajo tregoi unazën e saj të madhe të fejesës me gurë diamanti menjëherë pasi pranoi propozimin e tij.

Dyshja, që filluan lidhjen në vitin 2016, do të martohen pasi sulmuesi i Watford i propozoi Leigh-Anne duke u ulur në gjunj në festën për përvjetorin e tyre të lidhjes.

Në një prej fotografive që dyshja ndanë me 120.000 ndjekësit, këngëtarja shihet duke mbuluar fytyrën e saj derisa partneri ia tregoi unazën.

Disa orë më parë Leigh-Anne kishte ndarë një fotografi të vjetër të çiftit duke u puthur në një plazh, por nuk përmendi fejesën.

Ajo në atë foto shkroi një dedikim lidhur me përvjetorin e tyre, ndërsa ditë më parë kishte deklaruar që shpreson se një ditë do të marrë propozim për martesë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001