Erërat "traditë" në Istog, bizneset nuk gjejnë përkrahje nga shteti

Erërat në Istog tashmë janë bërë një lloj tradite për shumë vite me radhë, shkruan Literal Media.

Çdo vit dëmet janë të mëdha duke filluar nga gjërat më të vogla e deri tek shkatërrimet e kompanive të ndryshme.

Një fat të tillë ka pasur edhe Kompania 'Agro Product', kompani kjo e cila është themeluar nga viti 2002 dhe është e vetmja në Kosovë që bën eksport të bimëve medicinale në shtetet evropiane si: Gjermani, Zvicerr, Austri , Çeki, Bullgari dhe Francë, po ashtu në fillim të vitit 2018 kanë filluar bashkëpunimet me SHBA dhe Kanada.

Literal Media ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka biseduar me Besim Loshaj, kontabilist në 'Agro Product'.

Loshaj është shprehur mjaftë i pikëlluar duke treguar se dëmet kësaj here kanë arritur rreth 130.000.00 euro.

"Sera e I-rë me sistem tërësishtë të modernizuar automatikë, me sipërfaqe prej 1500m2 si dhe sistemi i ujitjes automatik i instaluar, sistem i cili kapë vlerën rreth 17,000.00 EUR, sera II-të me sipërfaqe prej 500 m2, tërësishtë e dëmtuar - Objekte, xhama, e kulme, si dhe rreth 800,000.00 fidane të mbjellura ne fidanishte i bie që dëmet në total të arrijnë vleren rreth 130,000.00 EUR Dëmtimi i Kompanisë Agroproduct e prek tërë zingjirin furnizues, e qendra grumbullimi të shtrira në tërë territorin e Kosovës. Në menyrë indirekte po ashtu u dëmtuan të gjithë kultivuesit e kontraktuar të të cilëve ju kishim premtuar sigurim të fidaneve të cilat ishin të mbjellura e tashmë të shkatërruara nga kjo ndodhi", tha ai.

Tutje Loshaj ka treguar se edhe në vitin 2017 kanë pasur dëmtime të cilat kanë arritur vlerën rreth 65.000 euro dhe për këtë nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet përgjegjëse.

"Heren e kaluar u dëmtuam rreth 65.000 € vlerë nga era e fuqishme e datës 08.01.2017 dhe për këtë ne nuk pranuam as një ndihmë nga organet kompetente qeveri apo ministri edhe përkundër vlerësimit që bëri komuna dhe ministria", përfundoi Besim Loshaj për Literal Media.

Në këtë kompani prezent gjatë ditës së sotme ishte edhe Kryeministri, Albin Kurti i cili premtoi mbështetje për këtë kompani.

Pamje nga vendi i ngjarjes:


Shkruan: Agnesë Zeqiraj










LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001