Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Ekspertët tregojnë për rreziqet që kanosen si pasojë e fjetjes afër mbushësit të telefonit

Pothuajse të gjithë ne e vendosim pranë ose nën jastëk telefonin sa herë që biem në gjumë.

Kjo mund të çojë në një rrezik të madh, meqë mbushësit janë të prirur të shpërthejnë.

Në fakt, kur vendoset telefoni nën jastëk, nxehtësia e krijuar nga mbushësi mund të çojë në djegien e tij, e si rrjedhojë edhe në përfshirjen e zjarrit.

Sipas faqes në Facebook të Departamentit të Zjarrit të Njutonit, SHBA, 58% e fëmijëve dhe adoleshentëve lënë telefonat duke ngarkuar nën ose në afërsi të shtratit të tyre, gjersa ata janë në gjumë.

“Kërkimet kanë zbuluar që 53% e fëmijëve / adoleshentëve ngarkojnë telefonin ose tabletin e tyre në shtrat ose nën jastëk. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nxehtësia e krijuar nuk mund të shpërndahet dhe mbushësi nuk do arrijë ta përballojë ngrohtësinë”, potencuan ata në Facebook.

Ekzistojnë shumë hulumtime mbi rreziqet e dritës blu të emetuar nga telefonat inteligjentë, tabletët, laptopët. Në fakt, këto emetime janë të prirura të prishin cilësinë dhe sasinë e gjumit.

Spirulina është ushqimi më i efektshëm në largimin e metaleve të rënda dhe toksinat nga indet e gjirit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001