Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Ekskluzive: Flasin të karantinuarit në Qendrën e Studentëve, ushqimi “sa me met gjallë”

Qendra e Studentëve në Prishtinë sërish ka pritur “mysafirë”. Vetëm gjatë ditës së djeshme aty janë karantinuar edhe 19 kosovarë të kthyer nga shteti fqinj Mali i Zi, shkruan Literal Media.

Ndër këta kosovarë që tashmë janë vendosur në konvikte është edhe 46 vjeçari A.S dhe djali i tij 18 vjeçar M.S.

A.S ka treguar për Literal Media se ata janë kthyer në Kosovë pasi që kanë ndërprerë punën në shtetin malazez.

“Une me djalin jam kanë në punë në Bar, po për shkak të gjendjes që u kriju e kem ndërpre punën e na u ka desht me u kthy në Kosovë. Në kufi na kanë nal e na kanë sjell direkt këtu në Prishtinë”, ka rrëfyer A.S.

Tutje 46 vjeçari tregon se ai ka vërejtur që në konviktin numër 8 në të cilin ata janë vendosur, qetësia dhe rendi nuk mungojnë.

“Këtu ka qenë qetë edhe dje edhe sot, në konviktet afër po bëhet zhurmë kohë pas kohe, po nihet policia të cilët po qëndrojnë vazhdimsht afër neve” është shprehur A.S për Literal Media.

Të karantinuarit banorë të Drenasit, patën ankesa për mënyrën e servimit të ushqimit.

“Ushqimi sa me met gjallë, sot në mëngjes na kanë sjell vetëm bukë, pashtetë e qepë” tha 18 vjeçari.


Për pastërtinë e dhomës, ata kanë thënë se ka qenë në nivel kur kanë ardhur, por mbetet të shihet se si do të përkujdesen ditëve në vijim.

“Dhoma me dy shtretër në të cilën jemi vendos na dy ka hapsirë dhe e kemi gjetur të pastër, ama presim me pa a po kujdesen tutje se 14 ditë janë shumë me nejt veç brenda”, tregoi A.S.

Për fund, babë e bir kanë thënë se ata janë mirë me shëndetin dhe nuk kanë asnjë shenjë të COVID-19 duke uruar që pandemia të kaloj sa më shpejt.

“Ne jemi mirë me shëndetin, deri më tani nuk e kemi asnjë problem. Shpresoj që kemi me dal negativ në fund e me u kthy në familje. Uroj që koronavirusi mos të përhapet më shumë e ta kalojmë këtë situatë të rëndë sa më shpejt” përfundoi A.S për Literal Media.

Foto tjera brenda konviktit:


Shkruan: Aulona Sylaj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001