Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Efektet pozitive të izolimit nga COVID-19 në Kosovë

Rritja e rasteve me virusin Corona në Kosovë nuk ka të ndalur. Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 26 raste të reja të infektuar me Covid-19, duke e ngritur numrin në gjithsej 449 raste, shkruan Literal Media.

Ministria e Shëndetësisë nga 15 prilli ka vendosur masa të reja krahas parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Për personat fizikë, për moshat mbi 16 vjeçare, lejohet qarkullimi për furnizim në mallra të domosdoshme si ushqim, barna për njerëz dhe kafshë apo edhe shpezë dhe produkte higjienike dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare si pagesat apo punët bankare, për vetëm një orë e gjysmë në ditë sipas orarit të përcaktuar ditorë në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal (në lejet e njoftimit), ka thënë Arben Vitia nga MSH.

Kjo gjendje edhe pse tek shumë qytetarë po është e mundimshme, ka disa anë pozitive, shkruan Literal Media.

Aksidentet e shumta me fatalitet në Kosovë tashmë janë zbehur, ngase siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, nuk ka asnjë aksident me fatalitet.


Kujtojmë se as në ditët paraprake nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, raporton Literal Media.

Krahas kësaj, një tjetër efekt pozitiv është edhe ajri i pastër që po mbizotron në vend, ngase siç e dijmë qarkullimi i madh i veturave e bën ajrin më të ndotur.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili ka njoftuar se ajri në qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht.

“Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku.

Shkruan: Agnesë Zeqiraj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001