Infektuar: 3339|Shëruar: 1902|Vdekur: 75

Dy javë asnjë rast i ri me COVID-19 në Viti, tri testimet e fundit në fshatin Stubëll dolen dje negative

Komuna e Vitisë për dy javë rresht nuk ka evidentuar asnjë rast të ri me COVID-19, shkruan Literal Media.

Siç njofton kjo komunë tri testimet e fundit të kryera në fshatin Stubëll dje kanë rezultuar negative.

“Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është shqyrtuar gjendja momentale rreth pandemisë Covid 19, me që rast është vlerësuar situatë e qetë dhe pa raste të reja të të infektuarëve në komunën e Vitisë. Në këtë takim u bë e ditur se dje në komunën e Vitisë, janë marrë mostrat për tri testime në Stubëll dhe që të trija rastet kanë rezultuar negative” thuhet në njoftim.

Poashtu Komuna e Vitisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që pavarësisht situatës së qetë të vazhdohet respektimi i rekomandimeve shëndetësore të pandemisë.

“Ndërkohë, KKMSH, po vazhdon me shpëndrajen e pakove ushqimore për pamiljet në nevojë. U apelua që të zbatohen rekomandimet, respektohen masat mbrojtëse, ruajtja e distances dhe dalja e panevojshme e qarkullimit, ngase në këtë mënyrë parandalohet përhapja e këtij virusi” thuhet tutje.

Postimi i plotë:

' target='_blank'>

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001