Dueli i mundshëm me Chisora, Oleksandr Usyk thyen heshtjen

Aleksandr Usyk është i hapur për një duel me Derek Chisora. Usyk duket se nuk do të presë luftën për titullin e kampionit, pasi planifikon që të përballet me Chisora, paraprakisht.

‘Sky Sports’ raporton se për herë të parë skuadra e Usyk ka shprehur vullnetin për të dueluar me Derek Chisora. Ukrainasi është mandatori i WBO për sfiduesin e titullit, i cili do të mësohet se kujt i takon pas revanshit Joshua – Ruiz.

Menaxheri i Usyk ka thënë se boksieri i tij është i gatshëm të duelojë me Chisora, edhe nëse nuk ka rrip kampioni në lojë.

Mbetet të shihet nëse do të caktohet ndonjë duel mes dy gjigantëve të kategorive të rënda.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier