Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Drenica imune, ende asnjë rast i shënuar me koronavirus

Sot bota po përballet me një pandemi të rrezikshme e cila po merr shumë jetë njerëzish. COVID-19 ka arritur edhe në Kosovë dhe tashmë ka prekuar pothuajse secilën komunë të saj, shkruan Literal Media.

Janë shtatë komuna që kanë shënuar një numër më të madh të rasteve me koronavirus në Kosovë kurse dhjetë komuna të tjera me vetëm nga një rast. Por ajo që po del të jetë pozitive është mobilizimi i komunave si Skenderaj e Drenas të cilat deri më sot ende nuk kanë hyrë në listën e vendeve me të infektuar nga COVID-19.

Kjo është edhe tabela që tregon më saktë për statistikat:


Pra, ky mobilizim ka rezultuar i suksesshëm meqenëse Drenica nuk është atakuar nga ky virus përkundër faktit që janë komuna fqinje, pra kufizohen me Malishevën e cila prin për nga numri i të prekurve me një shifër prej 38 rasteve.

Kurse një nga masat e marra për mbrojtje nga pandemia nga komuna e Drenasit ashtu siç shihet në faqen zyrtare të saj në Facebook është mbyllja e vendeve që grumbullojnë njerëz, dhe që nuk zbatojnë rekomandimet dal nga IKSHP.


Ndërsa sot edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka konfirmuar edhe një herë se atje po vazhdon të jetë situata e qetë dhe nën kontrollë, duke ua dhënë meritat përgjegjshmërisë së qytetarëve të cilët po i zbatojnë vendimet..

“I gëzohem faktit që nuk ka asnjë rast në Drenas, e kjo meritë është e qytetarëve tanë. Secili vendim që ka ardhur nga niveli qendror e lokal është zbatuar”, është shprehur Lladrovci.

Lexo edhe: Lladrovci: Nuk kemi raste me COVID-19, qytetarët po iu përmbahen rregullave.

Literal Media poashtu ka biseduar edhe me një qytetar nga komuna e Skenderajt i cili ka treguar se po mundohen ai dhe familja të dalin sa ma pak në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e njëri tjetrit.

“Janë ba dy javë që s’kem dal kërkah, veç me pas diçka urgjente, n’market jem kanë disa herë edhe ata me maskë e dorëza tu mundu me u ru kapak. Unë i kam edhe prind e moshum e kanë probleme shëndetësore qata nuk du me i rreziku e po rri n’shpi”, u shpreh S.Hajredini.

Kujtojmë që IKSHP vazhdimisht po rekomandon evitimin e daljeve të panevojshme dhe kujdesin e shtuar të qytetarëve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001