Dita Botërore e Urbanizimit

Dita Botërore e Urbanizimit u shënua për herë të parë në vitin 1949 në Universitetin e Buenos Aires.

Dita Botërore e Urbanizimit e njohur edhe si Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve, u shënua për herë të parë në vitin 1949 në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim që të shtojë interesin publik dhe atë profesional për planifikimin.

Çdo 8 nëntor kjo datë shënohet në më shumë se 30 shtete në katër kontinente.

Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është ditë e rëndësishme për çdo qytetar të botës që dëshiron qytet më funksional, lagje më urbane, mjedis të mbrojtur dhe të menaxhuar me më shumë kujdes, përgjegjësi më të lartë qytetare.

Përmbushja dhe respektimi i këtyre dëshirave do të na ndihmojë që të shmangemi nga praktikat e deritashme me ndikim në zhvillimin e qyteteve tona, shpesh të pamenduar mirë dhe me pasoja të papërmirësueshme.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier