Detaje nga vdekja e 56 vjeçarit që u godit nga treni në Klinë

Një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në fshatin Klinavc të Klinës. Dyshimet e para janë se i ndjeri me inicialet M.T, ka kryer vetëvrasje.

Sot rreth orës 6:15 të mëngjesit, një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes së trenit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, ku dyshimet e para janë se viktima M.T ka kryer aktin e vetëvrasjes, raporton RTV Dukagjini

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

“Sot në orën 6:15 të mëngjesit, prokurori kujdestar është njoftuar nga Policia e Kosovës për një trup të pajetë në fshatin Klinovc të Komunës së Klinës i cili kishte humbur jetën pasi është goditur nga treni në lëvizje me udhëtarë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa janë duke u bërë hetime për rastin”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkodran Nikçi.

E sipas disa familjarëve të cilët nuk dëshironin të flisnin para kamerës, shkaqet kryesore ishin gjendja ekonomike, psiqike dhe shëndetësore e të ndjerit.

Ndërkaq, Rafet Çitaku nga Infrakos i kontaktuar përmes telefonit, i ka thënë RTV Dukagjinit se shumica e rasteve të më hershme kanë ndodhur nga pakujdesia e qytetarëve.


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier