Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Demokraci Plus kërkon rol aktiv të Kuvendit në ushtrimin e funksioneve të veta kushtetuese

Demokraci Plus ka kërkuar rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në ushtrimin e funksioneve të veta kushtetuese, ndërsa thekson se Kuvendi duhet të jetë mirë i informuar me veprimet e Qeverisë dhe sidomos me masat të cilat po ndërmerren për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19, por dhe lehtësirat tjera ekonomike që kanë për qëllim t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve të prekura.

Demokraci Plus thekson se një qeveri në detyrë, nuk duhet kuptuar si ndërprerje të kontaktit me Kuvendin dhe shkëputje të zinxhirit llogaridhënës.

“Ne jemi të vetëdijshëm që Kuvendi nuk mund të ushtrojë të gjitha funksionet e tij në mënyrë normale, dhe sa aktivitete e tij do të reduktohen ndjeshëm gjatë pandemisë për të respektuar masat e ndërmarra. Megjithëkëtë, Kuvendi nuk mund të abstenojë krejtësisht nga ushtrimi i rolit dhe detyrimeve të tij kushtetuese. Në këtë drejtim, organizata Demokraci Plus, kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të ketë rol aktiv në mbikëqyrjen e qeverisë, dhe të ofrojë një ambient ku të gjitha partitë politike do të mund të ofronin alternativat e tyre për t’ia dal mbanë me pandeminë. Kuvendi, si institucion me legjitimitet të plotë demokratik dhe i vetmi në nivel qendrorë i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët, duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të vet dhe t’u dal në ndihmë atyre në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftim

Me qëllim që Kuvendi të ketë rol aktiv, Demokraci Plus, rekomandon që:

Kuvendi i Kosovës të themelojë një Komision ad-hoc për të mbikëqyrë masat e ndërmarra nga qeveria gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Ky komision mund të mbulojë çështjet nga fusha e shëndetësisë, ekonomisë e financave, si dhe të drejtat e njeriut.

Të mbahen takime të rregullta përmes platformave në internet ndërmjet qeverisë dhe parlamentit.

Të shikohet mundësia e ndryshimit të legjislacionit që lejon mbajtjen e mbledhjeve me korrespodencë. Përkundër kësaj, komisionet parlamentare mund të mbajnë takime online me ministrat, me qëllim të marrjes së më shumë informatave, pasi në këto lloj të takimeve nuk kërkohet votim.

Me qëllim të përmbushjes së rolit përfaqësues, deputetët të zhvillojnë takime online me qytetarët për të kuptuar më mirë nevojat dhe kërkesat e tyre.

Demokraci Plus shprehet e gatshme që të gjitha kapacitetet e saj, t’i vë në dispozicion të Kuvendit për përmbushjen e këtyre rekomandimeve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001