Infektuar: 224|Shëruar: 37|Vdekur: 6

Coronavirusi ka shkaktuar edhe rritje të divorceve në SHBA

Shkalla e divorceve është duke u rritur në SHBA, nga çiftet që janë lodhur nga karantina, dhe janë të stresuar financiarisht.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sipas ekspertëve kryesorë të së drejtës familjare në Manhattan, disa çifte që u detyruan të kalojnë kohën së bashku në karantinë, në apartmente të vogla, nuk i përballuan situatat mirë gjatë shpërthimit të coronavirusit.

Ekspertët ligjorë thonë se “rrugët dramatike” do të nxisin më tej një valë divorcesh, sepse bashkëshortët më të pasur mund të vendosin t’i shmangen marrëveshjeve të mëdha.

“Ne kemi pasur një sërë thirrjesh në rritje gjatë javës së kaluar nga njerëz që kërkojnë përfaqësim për procedurat e divorcit, një rritje 50 për qind, dhe kam dëgjuar të njëjtat kërkesa nga kolegët e mi në firma të tjera”, tha avokati William D. Zabel.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001