Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Çka pas rrëzimit të Qeverisë? Një interpretim profesional i pavarur i Kushtetutës

Shkruan: Blerim Burjani

Për shkak të gjendjes se krijuar si rezultat i krizës politike pas shkarkimit të kryeminsitrit dhe për shkak të keqinterpretimit te vazhdushëm nga individë të ndryshëm jap këtë interpretim profesional të pavarur të kushtetutës:

Presidenti bazuar në nenin 84.1 e ka për obligim të gjejë zgjidhjen me partitë parlamentare për të vendos për zgjedhjen e mandatarit të ri dhe Qeverisë.

Interpretimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

Bazuar në nenin 95.1 Presidenti është i obliguar të ftojë partinë që ka fituar zgjedhjet të propozoj kandidatin për kryeministër, bazuar në intepretimin sistematik, evolutiv, intepretimin qëllimor dhe logjik, partia fituese obligohet që nga dita e kërkesës së Presidentit drejtuar partisë fituese fillon afati kohor për propozimin që duhet ta bëj partia fituese.

Pra afati rrjedhë 15 ditë nga dita që Presidenti i kërkon partisë fituese të kandidoj për pozitën e kryeministrit, nëse kjo nuk ndodh ta bëjë apo deshton partia fituese atëherë Presidenti bazuar në kushtetutë e ka obligim si garant i funksionimit të institucioneve të kërkojë qe në afatin prej 10 ditor te kërkojë sërish nga partia fituese ta bëjë porpozimin për kryeministër.

Nëse edhe këtë herë nuk e bën partia fituese apo dështon të bëj propozimin, atëherë presidenti në pajtim me autorizimet kushtetuese bazuar në nenin 84.2 Presidenti e ka për obligim qe të ftojë partitë politike parlamentare për të dal nga kriza, pra ai obligohet me partitë parlamentare të gjejë zgjidhje për të zgjedhë mandatarin e ri dhe qeverinë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001