Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Bujanoci gardian i fundit i kundër tkurrjes së shqiptarisë

Shkruan: Driton Rexhepi

Shqiptarët e komunës së Bujanocit gjenden para një sfide të jashtëzakonshme zgjedhore. Jo përnga karakteri i zgjedhjeve, pornga rrethanat në të cilat po zhvillohen këto zgjedhje.

Të qenit shqiptar në këtë rajon nënkupton ma shumë se kaq. Nënkupton diçka më shumë sesa të drejtat politike e qytetare, të cilat duhet të shtrihen tek e drejta përarsimim, përpunësim e mbi gjitha e drejta për të jetuar me doket e zakonet – traditën që kemi.

Këtë fushatë përzgjedhjet e 21 qershorit që ky koncept i qytetarisë të angazhojë, përmes çdo individi, të gjithë shoqërinë në një përpjekje për prosperitet e progresivitetmenjëimpaktreal në jetën e njerëzve.

Pra në thelb është fuqi për të ndërtuar, bashkëpunuar, nxitur, një qasje në politik e qe është liria e secilit e garantuar prej lirisë së të gjithëve. Është e drejta e të gjithëve e garantuarnga detyrimi i secilit. Është njohja e meritës dhe barazia e mundësive. Është pasion, përkushtim, shërbim, është një rrugë refuzon nënshtrimin.

Programi 2020-2024 i Partisë për Veprim Demokratik është program i secilitpër secilin. Është politikë e jetës dhe e njerëzve, në njëperiudhë kur njerëzit kanë humburbesimin e së mundshmes e kur jeta rëndom shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore. Vetëm ky program është qendra e orbitës qëpërbashkon shqiptarët e disperzuar në 5 lista zgjedhore.

Ne duhet të ruajmë miqësinë me partnerët ndërkombëtar, pormbi gjitha duhet të forcojmë në një lidhje speciale komunën e Bujanocitme Republikën e Shqipërisë e në veçanti me Republikën Kosovës duke mundësuar një hapësire për të përmbushur obligimit kombëtare ndaj shqiptarëve të kësaj treve. Sepse përtej politikes është fati i përbashkët i shqiptarëve në Bujanoc. Është dinjiteti dhe liria e çdo shqiptari të kësaj komune. Është fryma përdemokraci dhe barazi.

Andaj, në këto zgjedhje nuk jemi në një përpjekje përnjë shumicë të thjesht prej 21 ulëseve në asamblenë komunale nga 41. Jemipër shumë më shumë. Duhet të dëshmojmë shumicën mbizotëruese shqiptare për hire të procesit të dialogut Prishtinë – Beograd. Sepse edhe më tej Komuna e Bujanocit mbetet gardiani i fundit kundër tkurrjes së shqiptarisë.

(Autori i këtij shkrimi është kandidat për kryetar të Bujanocit nga radhet e Partisë për Veprim Demokratik)

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001