Infektuar: 5115|Shëruar: 2370|Vdekur: 108

Bizneset kundërshtojnë që e diela të jetë ditë pushimi në Prishtinë

Mundësia që bizneseve private në kryeqytet do t’u ndalet puna të dielën po mirëpritet nga qytetarët.

“Për marketet e vogla dhe kafiteritë edhe nëse mbyllen nuk ka problem sepse njerëzit kanë nevojë për pushim. Kafiteritë e vogla dhe marketet po e keqpërdorin lirinë e të punësuarit sa punëtorëve nuk po ua japin as edhe një ditë pushim në javë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, qytetari Gëzim LLapashtica.

“Sigurisht se do të ishte i mirë një vendim i tillë për arsye të shumta”, shprehet qytetari tjetër Armend Berisha.

Por ka të tjerë që mendojnë se një rregull i tillë duhet të bëhet në mënyrë të organizuar.

“Ditët e vikendit duhet të jenë pushim dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë të organizuar. Ai orar do të duhej respektuar nga të gjithë”, deklaroi qytetarja Hanushe Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se një vendim i tillë duhet të aplikohet nga të gjitha Komunat sepse krijohet stabilitet ekonomik.

“Në gjithë territorin e Kosovës duhet të aplikohet një vendim i tillë sepse aspak nuk ndikon në zhvillimin ekonomik dhe krijohej një ambient ku fuqia punëtore do të kishte më shumë dinjitet”, deklaroi Mustafë Kadrijaj.

Ndërkaq ndryshe mendojnë nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë sipas të cilëve një rregull i tillë mund të ulë shkallën e punësimit.

“Të rrjeti i shitësve me pakicë ky vendim mund të ndikojë sidomos te numri i punëtoreve. Këtyre bizneseve iu imponohet të ulin numrin e punëtorëve pasi nëse nuk është në dispozicion edhe dita e diel nuk do të ketë nevojë për improvizime të orareve nga e hëna në të diel”, deklaroi Yllka Metaj.

Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës nuk e shohin në favor të bizneseve një vendim të tillë të mundshëm.

“Në nuk duhet të kemi pushim pasi kjo është ditë pushimi edhe për klientët tanë dhe bizneset tona frekuentohen shumë”, deklaroi Fatos Mexhuani.

Vendimet e tilla që tashmë kanë nisë aplikimin nga disa komuna janë të parapara të kalojnë përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë siç parasheh neni 40 i Ligjit për tregti të brendshme.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001