Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Bie numri i kosovarëve që udhëtojnë me tren

Larg zhurmës së publikut, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 14 shkurt kishte udhëtuar për në Gjermani ku u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell, shkruan Literal Media.

Kosova dhe Serbia u morën vesh për hekurudhën dhe autostradën që lidh këto dy shtete.

Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës para mediave kishte deklaruar që nuk ka qenë i informuar për një marrëveshje të tillë, por siç duket këto informata i kishte pasur ish- kryeministri Ramush Haradinaj i cili publikoi një fotografi nga takimi informues me zyrtarët e Ministrisë, shkruan Literal Media.

Madje Haradinaj fajësoi Kurtin që ishte deklaruar ashtu dhe e kishte turpëruar Kosovën para ndërkombëtarëve.

E ndërkohë që marrëveshja për hekurudhë dhe autostradë mes Kosovës dhe Serbisë është arritur, Agjencia e Statistikave të Kosovës, pak ditë më parë ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit , TM4 2019.

'Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në tremujorin e katërt të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 31 mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, numri i udhëtareve është zvogëluar për 3.25 %. Transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt të vitit 2019 është rreth 138 mijë ton, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018 kemi ulje për 34 %', thuhet në publikimin e ASK-së, shkruan Literal Media.

Tutje, ASK krahason numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve në tremujorin e fundit të vitit 2019.

'Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2019, kemi pasur 1823 fluturime apo 2 % më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 528 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018) kemi rritje për 5.71 %', thuhet në njoftimin e ASK-së, raporton Literal Media.


Shkruan: Literal Media

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001