Befason Atletico Madridi, ia propozon këtë shkëmbim të lojtarëve Arsenalit

Atletico Madridi është duke shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Madje, klubi madrilen është i gatshëm që t’ia ofrojë Arsenalit Thomas Lemarin në këmbim të Lacazettet, shkruan “Sky Sports”.

Gjiganti spanjoll fillimisht kishte dashur të nënshkruajë me Edinson Cavani në formë huazimi nga Paris Saint-Germaini, por tash është duke shprehur interesim për reprezentuesin francez.

Image

Lemar ende nuk e ka treguar veten në Spanjë pas transferimit të tij nga Monaco dhe nuk ka shënuar apo asistuar në 21 ndeshjet e luajtura këtë edicion.

Diego Siomeone nuk është i lumtur me lojtarin dhe është i gatshëm që ta lejojë largimin e tij.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001