Infektuar: 11129|Shëruar: 6707|Vdekur: 381

Bën thirrje një nënë nga Fushë Kosova: Kemi nevojë për një llaptop, 3 fëmijët nuk po munden ta mbajnë mësimin online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit (MASHT) ka marrë iniciativë që pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë të fillojë menjëherë aplikimin e mësimit online, pra në distancë, shkruan Literal Media.

Kjo metodë është duke u aplikuar tash e disa ditë nga të gjitha institucionet arsimore, mirëpo tek shumë familje ky lloj mësimi po vazhdon të jetë i pamundshëm.

Shkaqet kryesore të vështirësive për të mbajtur mësimin online janë mungesa e pajisjeve elektronike.

Komuna e Prishtinës është komuna e vetme në Kosovë e cila ka marrë inciativë për grumbullimin dhe shpërndarjen e pajisjeve elektronike për nxënësit në nevojë, raporton Literal Media.

Një nënë nga Komuna e Fushë Kosovës është drejtuar me një mesazh në redaksinë e Literal Media, ajo ka kërkuar që t’i ndihmojmë për një llaptop ngase ka 3 fëmijë nxënës që nuk po munden të mbajnë mësimin online si duhet.

'Pershendetje aka munsi ni llaptop kam 3femi e spo mundem me zhvillu mesimin si duhet kam nevoj per 1laptop flm', ka shkruar ajo.


Literal Media ka kontaktuar me Zyrën për Informim të Komunës së Fushë Kosovës për rastin e mungeses së pajisjeve elektronike, të cilët thanë se kjo komunë nuk ka marrë ndonjë inciativë sikurse Komuna e Prishtinës.

“Nuk kemi marrë ndonjë inciativë si Prishtina për sigurimin e pajisjeve elektronike për nxënësit në nevojë”, u shpreh Ali Topalli nga Zyra e Informimit.

Literal Media është e gatshme të gjendet pranë secilës kërkesë të qytetarëve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001