Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

BQK paralajmëron rënie ekonomike në Kosovë për shkak të koronavirusit

Ekonomia e vendit do të pësojë rënie si pasojë e pandemisë.

Kjo pasi që Banka Qendrore, mes tjerash, parasheh ulje të remitencave, që përbëjnë 10% të GDP-së së Kosovës.

Mirëpo, sipas guvernatorit, gjendja për momentin është stabile për shkak të menaxhimit që po bëhet.

Mehmeti, në një konferencë për media, tha se bankat po vazhdojnë të kenë likuiditet.

Tutje, ai ka shtuar se ka furnizim me para të gatshme.

Sipas Mehmetit, edhe dezinfektimi i parave ka filluar.

Banka Qendrore, në fillimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë, ka marrë vendim që të shtyhet pagesa e kësteve të kredisë pa interes ndëshkues.

Guvernatori i BQK-së ka sqaruar se bankave u lejohet që klientëve t’ua faturojnë interesin e këstit për muajt e shtyrë, raporton Koha.

Banka Qendrore e Kosovës ka kërkuar që qytetarët t’i evitojnë pagesat me kesh, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së COVID-19.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001