Armata e qeverisë “Haradinaj”, e pamëshirshme ndaj buxhetit të shtetit

Duke mos i përfshirë pagat dhe shpenzimet për reprezentacion, hiç më pak se 687 mijë e 934 euro janë shpenzuar nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj dhe nga koordinatori nacional për Reforma në Kulturë, në Rini dhe në Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, së bashku me vartësit e tyre për mëditje, për akomodim, për shpenzime të kredit-kartelës dhe bileta për udhëtimet jashtë vendit.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj së bashku me 42 zyrtarët e tij vetëm për mëditje, për akomodim, për shpenzime të kredit-kartelës dhe për bileta gjatë udhëtimeve jashtë vendit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 350 mijë euro. Keq me shpenzime nuk e ka lënë as zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe 12 zyrtarët e kabinetit të tij. Vetëm për mëditje, për akomodim, për shpenzime të kredit-kartelës dhe për bileta ata kanë shpenzuar 200 mijë euro, shkruan Zeri.

Në ndërkohë kabineti i Fatmir Limajt për të njëjtën kategori ka harxhuar mbi 90 mijë euro. Teksa për kabinetin e koordinatorin nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, janë shpenzuar gjithsej 35 mijë e 452 euro.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001