Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Arben Vitia: 32 pacientë të shtrirë me COVID-19 në Kliniken Infektive, 7 prej tyre në gjendje jo të mirë

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, mbrëmë ka bërë të ditur se edhe shtatë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vendin tonë, shkruan Literal Media.

Kësisoj duke shkuar në 86 numri i të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini, ka treguar se në Kliniken Infektive janë të shtrirë gjithsej 32 pacientë, ku 7 prej tyre nuk janë në gjendje të mirë.

“Në Kliniken Infektive janë të shtrirë 32 pacientë, ku 7 prej tyre nuk janë në gjendje shumë të mirë mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë. Pacientët e tjerë po vazhdojnë të jenë në gjendje stabile”, është shprehur Arben Vitia.

Ai ju bën apel të gjithë qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin pa urgjencë.

“Ju bëjë apel të gjithë qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia pa ndonjë urgjencë. Ju lutem respektoni rregullat e IKSHP-së. Virusi nuk ka këmbë, virusit ne ja japim këmbët”, përfundoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Linku për informacione rreth COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë: http://niph-rks.org/informata-rreth-covid-19/

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001