Infektuar: 3339|Shëruar: 1902|Vdekur: 75

Anulohet festivali “Sunny Hill” për këtë vit

Për shkak të pandemisë, “Sunny Hill Festival” nuk do të mbahet këtë vit.

Festivali që vitet e fundit është rikthyer në traditë në vend, është anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Kjo gjë u konfirmua nga faqja zyrtare e këtij festivali, ku thonë se me keqardhje njoftojnë se janë detyruar ta anulojnë “Sunny Hill” për këtë vit.

“Me zemër të rënduar duhet të ju konfirmojmë se Sunny Hill Festival 2020 nuk do të zhvillohet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paparë të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komunitetit të përgjithshëm të festivalit është me shumë rëndësi për të gjithë ne”, thuhet ndër të tjera në njftim.

Por, organizatorët njoftojnë se festivali do të vazhdojë në gusht të vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë emra të njohur.

“Tashmë ne mezi presim të takohemi përsëri në gusht 2021 me shumë gjëra të mëdha që na presin përpara. Vendndodhja e re, artistët më të mirë, fushat më të mëdha dhe zonat e argëtimit, amfiteatri i ri natyror…”, vazhdon njoftimi.

Në përfundim, organizatorët e “Sunny Hill Festival” bëjnë thirrje për kujdes dhe për t’i ndjekur këshillat e autoriteteve shëndetësore gjatë gjithë kohës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001