Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 4

Ankohen zjarrfikësit: Jemi të rrezikuar edhe ne nga COVID-19

Përgjegjësi parësore e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit është të merren me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që ndodhin në Kosovë, raporton Literal Media.

Jo rrallë herë zjarrfikësit përballen me raste të rënda ku edhe marin lëndimë të mëdha.

Një zjarrfikës ka treguar për Literal Media se janë mjaft të rrezikuar në këto ditë të virusit COVID-19, ngase futen nëpër shtëpi dhe nuk dijnë se a janë të infektuar banorët.

“Ne jemi t’u kontribu sepse po na bjen me hi në shtëpi të ndryshme me nxjerr njerëz në lifte e në shtëpia që kanë raste të zjarrit. Pra, edhe ne jemi në kontakt me njerëz dhe nuk dim se cka ka mrena apo janë të prekur nga qiky virusi”, është shprehur ai për Literal Media.

Vlen të cekët që për gjithë punën që bëjnë, ata marrin rreth 300 euro në muaj, përderisa kushtet në të cilat punojnë janë të rënda.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001