Ambienti në rrezik: Blerim Latifi kap prishtinasit duke prerë drutë e qytetit

Liqeni i Badovcit ka mobilizuar shumë qytetarë që t’i dalin në mbrojtje nga ndërtimet eventuale të parapara në afërsi të tij. Por, një varg aktivitetesh tjera anti-ambientale po ndodhin përditë në kryeqytet, të vërejtshme për secilin prej nesh.

Së fundi, profesori i filozofisë Blerim Latifi, ka shkrepur një fotografi që tregon disa qytetarë në Prishtinë duke prerë dru dhe duke i ngarkuar ato në një rimorkio të një kamioni të vogël.

Gjatë këtij veprimi mund të shihen edhe disa punëtorë të mirëmbajtjes të cilët po grumbullojnë mbeturinat e hedhura në një qosh ndanë një gardhi.

Pikërisht ky gardh duket se ka qenë viktimë e druve të prera, e të cilët mund të kenë qenë në tokë private dhe për të cilët mund të mos ketë përgjegjësi komuna e Prishtinës.

Sidoqoftë, Latifi bën me faj komunën duke thënë se ajo mund të jetë “në gjumin e pasdites së dembelëve”.

Më poshtë keni statusin e plotë të z.Latifi:

Derisa vazhdon fushata digjitale për mbrojtjen e Badovcit, në zemër të Prishtinës dhe në mes të ditës, priten drunjët e paktë që kanë mbetur në këtë qytet të betonizuar për faqe të zezë. Komuna, ndërkaq, është në atë që Marquez e quan “gjumi i pasditës i dembelëve.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001