Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Ajaxi njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Tagliaficos

Nicolas Tagliafico do të largohet nga Ajaxi pas dy viteve e gjysmë qëndrim në Amsterdam.

Mbrojtësi i majtë argjentinas ka shkëlqyer pas ardhjes në Evropë, kur iu bashkua Ajaxit në janarin e vitit 2018 nga Estudiantes.

27-vjeçari ka bërë ndeshje të mëdha si në Eredivisie ashtu edhe në garat evropiane duke zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Arsenal, Tottenham Hotspur, Chelsea, Inter, Roma, PSG dhe Barcelona janë vënë pas mbrojtësit argjentinas.

Dëshira e lojtarit është të luaj në ndonjë kampionat më të madh se sa ai holandez dhe Ajaxi e ka mirëkuptuar.

Kampioni në fuqi i Holandës ka vendosur që ta nxjerr në shitje yllin e tyre dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

Drejtuesit e Ajaxit i kanë njoftuar klubet e interesuara për Tagliaficon se nëse duan transferimin e tij duhet të paguajnë 22 milionë euro.

Shuma e vendosur nga Ajaxi nuk paraqet problem për skuadrat e lartpërmendura, ndërsa tani i mbetet atyre që ta bindin argjentinasin për të nënshkruar kontratë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001