Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Abrashi: Gjykata Kushtetuese e ka humbur kredibilitetin, po i shqyrtojmë të gjitha opsionet e kundërshtimit të këtij vendimi

Vendimin e Kushtetueses, e cila vendosi pro formimit të Qeverisë së re me mandatar Avdullah Hotin e LDK-së, po e kundërshton me ngulm Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë që kjo parti do ta kundërshtojë me të gjitha forcat këtë vendim.

“Vetëvendosje, duke i shqyrtuar edhe ekspertizat e mëherëshme, precedentët që kanë ndodhur në të kaluarën për këto raste, besojmë fuqishëm që zgjedhja nga kjo situatë politike e shkaktuar nga partitë e vjetra politike, bëhet vetëm duke iu rikthyer sovranit”.

“Kemi pasë të bëjmë me një situatë kur mocioni i qeverisë ka kaluar suksesshëm dhe është e ndershme për demokracinë e këtij vendi, që të ktheheshim në një situatë ku sovrani ta thotë fjalën e vet”.

“Vetëvendosje që nga shpallja e këtij vendimi të Kushtetueses, është duke mbajtur takime me të gjitha nivelet e strukturave të saj. Presim vendimin e Kryesisë se cilat do të jenë format tona të kundërshtimit”.

Abrashi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që kjo gjykatë e ka humbur kredibilitetin e saj dhe ky vendim për VV-në është i papranueshëm.

“Me vendimin e GJK ne jemi mjaft të shqetësuar. Na vjen shumë keq që kjo gjykatë e ka humbur kredibilitetin e saj, duke marrë vendime politike. Synimi i presidentit Thaçi së bashku me subjektet e vjetra politike, është që ta patentonjë pushtetin. Synimi është të krijojë një anarki demokratike, në të ardhmen dhe cilido subjekt fitues që bëhet, atij t’i pamundësohet pushteti demokratik”, është shprehur Abrashi.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001