Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

ABT prezanton paketën e kufizuar për modifikimin e Golf 8-shit

Kompani e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ka përgatitur një paketë të kufizuar për Golfin e ri të Volkswagenit, por oferta e saj për këtë model do të zgjerohet së shpejti.

ABT për Volkswagen Golf 8 ka përgatitur amortizatorët e rinj, të cilët e bëjnë këtë model më të ulët për 25-30mm, set të ri të rrotave “ER-C” prej 18 ose 19-inçësh me goma 225/40 dhe 225/35, si dhe rrotat “FR-C” nga alumini prej 20-inç me goma 235/30.Po ashtu, në dispozicion ka edhe rrotat “Sport GR” prej 20-inç me ngjyrë të zezë mat.

Zgjerimi i paketës së ABT-së për Golf 8 pritet të bëhet këtë verë, duke përfshirë aerodinamikën, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, enterier të modifikuar si dhe paketën për përforcimin e motorëve benzinë dhe dizelë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001