Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

42-vjeçari ndjek hajdutët e portofolit nga Bazeli në Francë

Dy persona i vodhën portofolin një burri 42 vjeçar në Bazel. Kjo ka ndodhur të enjten në mbrëmje rreth orës 19.30. Sapo e vuri re vjedhjen, ai u vu në ndjekje me biçikletë dy hajnat që po iknin në drejtim të kufirit me Francën.

Kur më në fund i arriti, ai u sulmua nga ta me sprej dhe, i lënduar, përfundoi në spital, në dhomën e urgjencës.

Ndërkaq, hajdutët arritën të shpëtojnë, transmeton albinfo.ch. Një kalimtar ka nxituar për të ndihmuar të dëmtuarin. Kërkimi i menjëhershëm i policisë për personat e dyshuar, ishte i pasuksesshëm. Ata, sipas viktimës janë midis 25 dhe 30 vjeç dhe vijnë nga Afrika e Veriut.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001