Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

200 vrapues pushtojnë Gërminë në garën Prishtina Trails 2020

Sot në Germi u mbajt gara e vrapimit malor Prishtina Trails 2020.

Mëngjesi i së dielës në kryeqytet ishte i rezervuar për vrapim.

Me fillim nga ora 7 e mëngjesit, në total 200 garues morën pjesë në Prishtina Trails 2020.

Prishtina Trails 2020 është garë e vrapimit malor që u organizua nga X-Trailers.

Këtë vit gara u mbajt në tri disiplina: 10km, 21km, dhe 42km.

Vrapuesit e nisën dhe e përfunduan garën në amfiteatrin e Gërmisë, në Prishtinë.

Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19 nuk kishte ndarje të çmimeve për garuesit që regjistruan kohët më të mira.

Gara kishte përkrahje të gjerë nga bizneset dhe institucionet. Sponsori i artë ishte kompania e teknologjisë informative dhe konsulencës Novus. Përkrahëse ishte edhe Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës.

Informatat shtesë rreth garës i gjeni në kanalet online të Prishtina Trails dhe të klubit X-Trailers.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001