Infektuar: 1123|Shëruar: 847|Vdekur: 30

14 të arrestuar dhe 56 tiketa të shqiptuara për 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar gjithsej 6 aksidente me të lënduar, shkruan Literal Media.

Kurse Policia e Kosovës ka shqiptuar 56 tiketa për mosveprim sipas dispozitave shëndetsore gjatë epidemisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të arrestuar janë 14 persona për veprime të ndryshme

1. Gllogoc, Prishtinë 24.03.202-09:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk i ka respektuar rekomandimet e mjekëve lidhur me vetë izolimin shëndetësor gjatë epidemisë.

2. Rr. 19 Qershori, Podujevë 24.03.2020-115:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij respektuar duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

3. Gllogoc, Prishtinë 24.03.2020-16:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

4. Fsh. Kijevë, Malishevë 24.03.2020-03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

5. Fsh. Ujzi, Gjakovë 24.03.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije freskuese dhe kafe brenda lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

6. Rr. Drenica, Gjakovë 24.03.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije ne lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

7. Fsh. Ponoshec, Gjakovë 24.03.2020-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije në lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

8. Rr. Marin Barleti, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

9. Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

10. Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

11. r. Ismet Jashari-Kumanova, Prizren 24.03.2020-16:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

12. Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 24.03.2020-16:55. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

13. Rr. Reqakut,Ferizaj, 24.03.2020-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjate kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar 0.51 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

14. Fsh. Livoç i ulët, Gjilan 23.03.2020-23:18 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.




LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001