Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

126 bujqve të Obiliqit ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të Komunës së Obiliqit, sot kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit.

Pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermerë përfitues dhe vlerë totale e kompensimit të dëmeve është 170.570.00 euro, të ndara nga buxheti komunal.

Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermerë përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00 euro.

Me këtë rast, Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, është shprehur se përkushtimi në përkrahjen e bujqve do të vazhdojë, duke vlerësuar se sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët me rëndësi jetike për qytetarët e Obiliqit.

Njoftimi i plotë i Gashit në Facebook

Të nderuar qytetarë,

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se në kuadër të drejtorisë komunale të Bujqësisë, sot kemi filluar me pagesat e demëve në kulturat bujqësore të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermër përfitues dhe vlerë totale e kompenzimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal. Njëkohësisht, kemi filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermër përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€.

Ne, jemi të përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të sektorit bujqësisë si njëri ndër sektoret me rëndësi jetike për qytetarët tanë!

Xhafer Gashi


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001