Infektuar: 56806|Shëruar: 49537|Vdekur: 1450

121 vepra artistike iu kthyen Galerisë Kombëtare të Kosovës

Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se sot pas një procesi të gjatë 5-vjeçar, i kanë kthyer 121 vepra artistike të artistëve më të shquar të kohës, në institucionin më të lartë të artit pamor, Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Ajo ishte e pranishme me kryeministrin Hoti në pranim – dorëzimit të këtyre veprave, shkruan IndeksOnline.

“Këto vepra janë ndër veprat më të mira të kohës dhe janë pjesë e pashlyeshme e historisë së artit bashkëkohor të Kosovës, prandaj ne si ministri kemi konsideruar që ishte tejet e rëndësishme të barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës, pra është një ditë shumë e rëndësishme për kulturën, artin pamor dhe gjithë komunitetin artistik”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Jam shumë e gëzuar që sot, pas një procesi të gjatë 5-vjeçarit, i kemi kthyer 121 vepra artistike të artistëve më të shquar të kohës, në institucionin më të lartë të artit pamor, Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Bashkë me kryeministrin, Hoti kemi qenë pjesë e pranim-dorëzimit të këtyre veprave.

Këto vepra janë ndër veprat më të mira të kohës dhe janë pjesë e pashlyeshme e historisë së artit bashkëkohor të Kosovës, prandaj ne si ministri kemi konsideruar që ishte tejet e rëndësishme të barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës, pra është një ditë shumë e rëndësishme për kulturën, artin pamor dhe gjithë komunitetin artistik.

Falënderoj Qeverinë e Hotit për miratimin e kërkesës sonë si ministri, AKP-në për koordinimin dhe bashkëpunimin, institucionet e linjës, dhe bashkëpunëtorët e mi në ministri.

Në veçanti shpreh konsideratë të lartë për menaxhmentin dhe punëtorët e hotelit “Grand” në Prishtinë, që për shumë vjet me shumë zili i ka ruajtur këto vepra.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001