Infektuar: 224|Shëruar: 37|Vdekur: 6

“Tour de France” mund të organizohet pa shikues anash rrugës

Gara e famshme e çiklizmit “Tour de France” mund të organizohet pa shikues anash rrugës, në mënyrë që të minimizohet rreziku i përhapjes së koronavirusit, është thënë nga Ministria e Sportit e Francës, shkruan agjencia Reuters.

Pas shtyrjes së Kampionatit Evropian të futbollit dhe Lojërave Olimpike, gara “Tour de France” – që organizohet në periudhën qershor-korrik – është një nga ngjarjet e pakta sportive që ende nuk janë shtyrë apo anuluar.

“Tour de France është një moment sportiv. Së shpejti do të vendoset. Ka kohë për çdo gjë. Për tash, ne kemi një betejë më urgjente për të bërë. Të fokusohemi te ky mal para nesh dhe më pas shqyrtojmë për hapat e radhës”, ka shkruar ministrja Roxana Maracineanu në “Twitter”.
Nga zëdhënësja e ministrisë është se po monitorohet situata.
“Nuk ka nxitim për të marrë një vendim tash.
Në një intervistë për “France Bleu” të mërkurën, Maracineanu tha se një opsion është të organizohet gara pa shikues anash rrugës.

“Modeli ekonomik i Tourit nuk është i bazuar në shitje të biletave, por në të drejta televizive. Gjatë periudhës së izolimit, të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe përgjegjësitë. Njerëzit kuptojnë përfitimet e qëndrimit në shtëpi dhe shikimit të ngjarjes nëpërmjet televizorit e jo në rrugë”, ka thënë Maracineanu.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001