“Through Arts We Rise” me kreativitetin si armë kundër padrejtësive

Prishtinë, 13 shkurt – Artistja Alketa Xhafa-Mripa beson që nëpërmjet artit njerëzit lartësohen. Fuqia e tij është e madhe. E për ketë, thotë se duhet të shfrytëzohet.

Mendon se është mjeti ideal për të ngritur vetëdijen e për t’u ofruar mbështetje çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe me vlerat brenda komuniteteve. Këtë fuqi të artit ka kohë që e ka përdorur. Por prej sivjet artistja që vepron në Londër do ta theksojë edhe më shumë besimin që ka në art. Do ta bëjë këtë përmes projekteve të ndryshme që po synon t’i realizojë në kuadër të komunitetit jofitimprurës “Through Arts We Rise” (Përmes artit ne lartësohemi), themeluar së fundmi nga vetë ajo me idenë që përmes artit të angazhohen në shoqëri njerëzit kreativë dhe të ndihmojnë në vetëdijesimin dhe mbështetjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, me theks të pabarazitë e padrejtësitë. Me qendër në West Hampstead të Londrës, qëllim tjetër, ashtu siç ka thënë Xhafa-Mripa, është që edhe komuniteti të krijojë projekte me audiencë specifike dhe të propozojë ndërhyrje kritike brenda sistemeve ekzistuese shoqërore që katalizojnë shkëmbimin shoqëror dhe frymëzojnë pjesëmarrje më të madhe të komunitetit.

Alketa Xhafa-Mripa, artistja nga Kosova e cila ka vite që jeton në Londër, tashmë edhe themeluese e “Through Arts We Rise”, njihet për artin e saj i cili shumicën e kohës përfshin angazhimin e komunitetit në krijimin e instalacioneve të artit në përmasa publike dhe me tematika që prekin çështje të ndryshme shoqërore. Xhafa-Mripa ka thënë për “Kohën Ditore” se ideja për nismën e komunitetit “Through Arts We Rise” ka qenë e kamotshme, por që arriti ta konkretizonte ditën e parë të këtij viti. E që atëherë i janë përveshur punës për të sjellë projekte të ndryshme.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001