Infektuar: 1061|Shëruar: 832|Vdekur: 30

“Solitaire” mbush 30 vjet

Loja kompjuterike “Solitaire” ka mbushur 30 vjet të premten. Microsofti po e feston këtë përvjetor me 35 milion njerëz në muaj që janë aktivë në lojë, e me më shumë se 100 milionë lojë të luajtura në ditë.

“Solitaire” fillimisht ishte pjesë e Windows 3.0 më 1990, e dizajnuar për t’i mësuar përdoruesit si të përdorin miun. Bartja virtuale e kartave dhe vendosja e tyre bazuar në renditjen e caktuar, mësoi bazën e opsionit ‘drag and drop’ në Windows, e që përdoret akoma në shumë pjesë të sistemit operativ.

Fillimisht ajo njihej si “Windows Solitaire”. Mbetet një prej lojërave më të luajtura në botë pasi ishte shpërndarë në të gjitha versionet e Windowsit për më shumë se dy dekada. Kjo nënkupton se ajo është shpërndarë në më shumë se një miliard kompjuterë dhe u ndal së qeni pjesë e dedikuar e Windowsit me lansimin e versionit “Windows 8” më 2012.

Microsofti e ka shpërndarë lojën në 65 gjuhë e ajo luhet në më shumë se 200 tregje. Përditësimin e madh të saj e mori më 2012, kur u nda nga “Windows 8” për të qenë aplikacion i vetëm. Më 2015, u kthye si pjesë e “Windows 10”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001