Infektuar: 105715|Shëruar: 96012|Vdekur: 2191

Kurti: Prioritet është krijimi i vendeve të reja të punës, dialogu duhet të jetë i mirëpërgatitur dhe me parime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.Ministrja Morton e uroi Kurtin për fitoren e 14 shkurtit dhe mandatin për të udhëhequr me vendin.Ajo shprehu gatishmërinë për të punuar bashkë e për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendeve, sidomos në agjenda të përbashkëta, si ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe për të vazhduar me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në procesin e rekrutimit të shërbyesve të lartë civilë. Më tej, ministrja Morton foli edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.Kryeministri Kurti e falënderoi ministren Morton për rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Kosovës në të gjitha fushat, duke e cilësuar atë ndër aleatët më të afërt të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar si anëtare e fuqishme e NATO-s mund t’i ndihmojë Kosovës në përshpejtimin e anëtarësimit në këtë organizatë, dhe se ajo mund të luajë rol të rëndësishëm te anëtarët e Komonuelthit (Commonëealth) për të siguruar njohje të reja për Kosovën, transmeton lajmi.net.Në takim, Kurti po ashtu theksoi se prioritet i Qeverisë është krijimi i vendeve të reja të punës, dhe se Qeveria është e gatshme që të rrisë bashkëpunimin bilateral në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe atë të tregtisë. Kurse, sa i përket dialogut me Serbinë ai tha se duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve.

Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Shfleto më shumë lajme nga kjo kategori
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001