Infektuar: 112|Shëruar: 6|Vdekur: 1

Vitia: Një pacient u shërua plotësisht, kemi 8 raste të reja me Covid 19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tëtë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri I të gjithë rasteve të shkojë në 89.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka njoftuar edhe për shërimin e një prej pacientëve.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”, ka shkruar Vitia.



LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001