Infektuar: 94|Shëruar: 1|Vdekur: 1

Të bashkuar, mjekët nuk ndalin luftën ndaj koronavirusit

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur, shkruan Literal Media.

Por krahas këtyre 71 personave që tashmë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, ka të atillë të cilët janë duke ia dalur shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit shëndetësor dhe janë duke u shëruar nga koronavirusi.

Meritat kryesore për këtë fakt shkojnë për ekipen mjekësore të Klinikes Infektive, të cilët qysh nga dita e parë kanë qenë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre të përsosur.


Përpos ekipes mjekësore të kësaj klinike, ka pasur edhe mjekë të cilët u janë bashkuar në mënyrë vullnetare për të ju dalur në ndihmë pacientëve të prekur me COVID-19.

Njëri ndër këta mjekë është Dr.Donjet Bislimi, i cili ju është bashkuar kësaj ekipe, raporton Literal Media.

Bislimi në rrjetin e tij facebook, ka shprëndarë edhe një selfie ku shihen shenjat në fytyrë nga masat mbrojtëse.

Postimi i tij:

Shkruan: Agnesë Zeqiraj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001