Infektuar: 112|Shëruar: 6|Vdekur: 1

Skandal nga Posta e Kosovës

Literal Media nga sistemi elektronik i Prokurimit Publik kupton se Posta e Kosovës ka interpretuar gabimisht kapacitetet e Operatorit Ekonomik 'Infosoft Systems' lidhur me kontratën me titull 'Furnizimi me Licenca të Microsoft' në vlerë mbi 400,000 euro.

Kjo kuptohet nga ankesa e kompanisë së "Cacttus" ku ndër të tjera, sipas vendimit të Postës së Kosovës thuhet se: Operatori Ekonomik i rekomanduar për kontratë nuk e plotëson kërkesën për 2 kontrata të ngjashme, sepse kontratat e dorëzuara si dëshmi përmbajnë harduer e që nuk është kontratë e ngjashme me softuer dhe dihet se këto janë 2 kategori produktesh krejtësisht të ndryshme si dhe nuk e plotëson kushtin që dileri autorizues ta dëshmojë partneritetin me prodhuesin dhe të drejtën e autorizimit të palëve të treta pasi që marrëveshja ndërmjet dilerit dhe prodhuesit është paraqitur nëpërmjet një dokumenti të emëruar 'Channel Partner Authorization Form' mirëpo i njejti nuk ka as vulë, as nënshkrim përmes së cilave do të konstatohej vërtetësia.

Vendimi i plotë në foto:


Ndryshe, se si 'Infosoft Systems' kishte 'privatizuar' edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, Literal Media kishte njoftuar publikun kohë më parë.

Lexo po ashtu: Ministria e Punëve të Jashtme 'privatizohet' nga kompania Infosoft

Shkruan Literal Media

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001