Infektuar: 132|Shëruar: 16|Vdekur: 1

Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan Markle nënshkruan me gjigantin filmik

Meghan Markle ka nënshkruar me “Disney”, pas Megxit.

Meghan Markle do të bëjë narracionin në një dokumentar të Disney për elefantin, si punën e saj të parë pas Megxit pasi Princi Harry e nxiti atë për punë.

Dukesha e Sussex u konfirmua sot si narratore (rrëfyese) për shfaqjen e re të Disney, “Elephant”, pasi burri i saj u filmua teksa po e sugjeront atë për një punë në premierën e Lion King.

Kanali Disneynature bëri njoftimin sot në Twitter, duke shkruar: “Elefanti i Disneynature, një film origjinal i transmetuar nga Meghan, Dukesha e Sussex, fillon transmetimin e 3 Prillit, vetëm në #DisneyPlus.”

Kjo vjen pasi Princi Harry kishte treguar interesimin e Meghan për t’u përfshirë në një projekt të shefit të Disney, Bob Iger, në premierën e Lion King në Londër, korrikun e kaluar, derisa çifti ishin akoma në postet mbretërore.

Kuptohet që Meghan fitimet në film i dhuron për një organizatë bamirëse të jetës së egër.

Filmi i ri Disney do të ndjekë një familje elefantësh dhe udhëtimin e tyre nëpër shkretëtirën e Kalahari në Afrikë.

Shfaqja do të jetë e disponueshme për tu transmetuar në Disney + nga 3 prilli, tre ditë pasi ajo dhe Harry zyrtarisht largohen si anëtarë mbretëror më 31 mars.

Meghan dhe Harry tani janë në Kanada pasi u larguan nga familja mbretërore në fillim të këtij viti.

Si pjesë e marrëveshjes Megxit, çifti nuk do të jetë në gjendje të përdorë titujt e tyre.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001