Infektuar: 112|Shëruar: 6|Vdekur: 1

Pacienti i parë në Kosovë që u shërua nga Coronavirusi: Ka mungu higjiena në spital

Nazim Kelmendi, pas 7 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, pasi që, rezultoi me COVID-19, dje është liruar në shtëpi, i shëruar tërësisht. Ai shpalos rrëfimin e tij dhe ballafaqimin me këtë virus.

Ai ka thënë se trajtimi nga mjekët ka qenë shumë i mirë, por ka pasur kritika sa i përket higjienës.

“Ka mungu higjiena shumë në spital, nuk kam mundur t’i bëjë ballë atyre kushteve. Po stafi mjekësor kanë qenë shumë mirë, më kanë bërë kontrolla shumë shpesh, por higjiena katastrof ka qenë”, ka thënë ai.

Kelmendi, ishte kthyer nga Gjermania më 11 mars. Ai përpos ligështim të trupit, kishte pasur edhe temperaturë, dhe kësisoj ka vendosur që të shkojë në ambulanten në Janjevë për tu kontrolluar. Aty mjekët e kanë udhëzuar për në Kliniken Infektive.

Pasi ka shkuar në Klinikë, menjëherë ia kanë bërë testin për Koronavirus, dhe pas 24 orësh pritje, ka rezultuar pozitiv.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001