Infektuar: 132|Shëruar: 16|Vdekur: 1

Ish-kryetari i LDK-së në Gjermani kritikon rrëzimin e Qeverisë

Ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Hafiz Gagica, e ka kritikuar seancën e mbajtur dje për rrëzimin e Qeverisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës përveç ankthit nga koronavirusi, po përballen edhe me “virusin” e politikës së mbrapshtë, e cila sipas tij, është bërë shumë shqetësuese.

Gagica ka shtuar se një gjë e tillë nuk është në rregull as sa i përket aspektit moral, për shkak se thotë se ky koalicion ishte rezultat i votave për ndryshim.

“Në kohë emergjencash njerëzore të luash role komike, tregon se do bëhesh shembull qesharak në botën që të rrethon, dhe këtë vlerësim po e japin shkrimet dhe komentet e shtypit botëror, të cilat po e vlerësojnë shumë drejtë mënyrën dhe atmosferën e rrëzimit të djeshëm të qeverisë së Kosovës, ç’është më e keqja, në kohë të rrethanave emergjente shëndetësore. Ndërsa në rrethana normale në aspektin politik, ligjor dhe demokratik do ishte në rregull një akt i tillë, por në aspektin moral dhe human kjo nuk mund të harrohet, por as fakti se ky koalicion qeverisës ishte rezultat i votave për ndryshim me 6 tetorit 2019, i cili koalicion mbrëmë u rrëzua nga deputetet për ta penguar ndryshimin në dobi të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se “pazaret dhe skenarët tjera do jenë jetëshkurtër, sepse qytetari i ynë pasi që të kaloi kriza e pandemisë globale, pra në kushte normale, do ta jep përsëri votën e vetë për ndryshime pozitive në zgjedhjet e ardhshme të lira dhe demokratike”.

“Megjithatë, unë besoj fuqishëm se ndryshimin pozitiv askush nuk mund ta përmbys përmes konjukturave politike, sepse këtë ndryshim po e kërkon qytetari i Republikës së Kosovës, i cili sot është më i vetëdijshëm se kurrë, sidomos nga mbrëmë e ka shumë të qartë, se korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi politik i ka rrënjët e shtrira në të gjitha mekanizmat e shtetit të Kosovës, dhe për ta zhduk këtë të keqe kërkohet punë si dhe përkushtim i shumanshëm”, ka thënë ai.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001