Infektuar: 132|Shëruar: 16|Vdekur: 1

Akti i ngujimit

Poezi nga Sali Bashota

Së pari buka e gojës
Pastaj uji i pijshëm
Tabletat e bardha të gjumit
Pak ofshamë shpirti
Dhe vetmia e ngujuar
Me plot vetëbesim
Deri në ditën tjetër
Durimi sipas zakonit
Gjysma e fjalëve të pathëna
Shtrydhen si limon i verdhë
Mbi mendimet e ngrira
Aty ku është e panjohura
Asnjë puthje e ëmbël
Asnjë ëndërr e bukur
Asnjë kënaqësi e gufuar
Dhoma me plot optimizëm
Tek sillet në vetminë e vet
Vetëm një gotë dëshpërim
Pak ofshamë shpirti
Derisa të na zë gjumi
Kur shuhet frika
Së pari buka e gojës
Pastaj uji i pijshëm
Mjaftojnë për jetën

(Prishtinë, 26 mars 2020)

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001